Ajazi takon banorët e Baicës: Do të bashkëpunojmë me të gjithë banorët pa asnjë dallim

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka takuar sonte banorët e fshatit Baicë. Para tyre ai është zotuar se komuna nuk do mbyllë dyert e as nuk do të bëjë padrejtësi.

Njoftimi i Ajazit:

Falenderoj banorët e fshatit Baicë për pritjen madhështore dhe për mbështetjen e fuqishme drejtë fitores së madhe të 14 nëntorit.?

U zotova se komuna nuk do mbyllë më dyert e as nuk do të bëjë padrejtësi siq ka ndodhur deri më tani nga udhëheqësia në ikje.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë banorët pa asnjë dallim, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta zhvillojmë Drenasin tonë.?

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë