Lladrovci: Përkushtimi im për interesin qytetar është i dëshmuar dhe i qëndrueshëm

Kryetari aktual, njëherësh ushtrues i detyrës së kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka takuar qytetarët në Poklek të Ri.

Në këtë takim kryetari Lladrovci ka siguruar se përkushtimi tij për interesin qytetar do të vazhdojë si komuna me qeverisjen më të mirë në Kosovë.

“Në Poklek të Ri, paralagjen e Drenasit, takova qytetarët për të diskutuar rëndësinë e daljes në zgjedhje dhe rruga që kemi ndjekur për të qenë komuna me qeverisjen më të mirë në Kosovë.

Çështja e pronës, mbledhjes së mbeturinave, legalizimi i ndërtimeve dhe disa çështje lidhur me efikasitetin e pushtetit lokal, ishin tema që i trajtuam.

Unë i sigurova të pranishmit, se përkushtimi im për interesin qytetar, është i dëshmuar dhe i qëndrueshëm. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!”, ka shkruar Lladrovci.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë