Ajazi viziton Bytyqt e Arllatit: Ky bashkim e mobilizim po na frymëzon më shumë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ishte sonte te Bytyqt e Arllatit ku ka biseduar me banorët për zgjedhjet e 14 nëntorit.
“Edhe këtu, si kudo, u motivuam nga shpresa e tyre për ndryshimin që po i vjen Drenasit më 14 nëntor”, ka thënë Ajazi.
Njoftimi i plotë i Ajazit:
Drenasi është i të gjithëve!
Mbrëmjen e vazhduam me një takim të këndshëm në fshatin Bytyq.?
Edhe këtu, si kudo, u motivuam nga shpresa e tyre për ndryshimin që po i vjen Drenasit më 14 nëntor.?
Ky bashkim e mobilizim po na frymëzon më shumë dhe po na e shton vendosmërinë që të punojmë pa ia nda për t’ia kthyer dinjitetin komunës sonë, me një qasje të re e të drejtë të qeverisjes për të gjithë pa dallim!?
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!✅