Ajazi në Gllobar: Ngulfatja e tanishme do të zhduket

Sonte ishim në lagjen Binaku në fshatin Gllobar, ku u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët.

Kështu është shprehur kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.

“Biseduam hapur për ditët e mira që po e presin komunën tonë pas 14 nëntorit. Biseduam për ngulfatjen e qeverisjes në ikje në Drenas, e për të cilën nuk do ta marrë malli askënd, e nga e cila pësuan shumë qytetarët tanë. Sepse ngulfatja e tanishme do të zhduket, për t’i hapur rrugë qeverisjes tonë të drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse Drenasi është i të gjithëve”, ka thënë Ajazi.

Ai thotë se kjo është koha e tyre për ndryshimin që e duan!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë