Lladrovci merr mbështetje të fortë në Llapushnik, Zabel të Ulët, Çikatovë e Verboc

Kryetari aktual, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarë në Llapushnik, Zabel të Ulët, Çikatovë të Re dhe Verboc të Drenasit.
Në këto takime, kryetari Lladrovci ka prezantuar platformën qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke theksuar se “Qytetarët, pa dallim e meritojnë çdo projekt që ua bën jetën më të mirë. Të gjithë janë kontribuues për liri dhe shtetndërtim, andaj, ky përcaktim imi mbetet i pandryshueshëm”.
Shkrimi tij i plotë:
Llapushniku, Zabeli i ulët, Çikatova e Re dhe Vërboci, ishin pikëtakimet me qytetarë, për të diskutuar arritjet, sfidat dhe platformën qeverisëse për katër vitet e ardhme.
Barazia për projektet që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve, ka qenë dhe mbetet parim imi.
Qytetarët, pa dallim e meritojnë çdo projekt që ua bën jetën më të mirë. Të gjithë janë kontribuues për liri dhe shtetndërtim, andaj, ky përcaktim imi mbetet i pandryshueshëm.
Po ashtu, në takime u dhanë zotime për fitoren e madhe, më 14 nëntor, për fitoren e PDK-së në Drenas, bastionin e pathyeshëm të saj.
Faleminderit për mikpritjen, vazhdojmë, bashkë!