Numri dy i PDK-së në Drenas, falënderon qytetarët për mbështetje!

Numri dy i PDK-së në Drenas, Bekim Lestrani, me anë të një postimi në facebook, falënderoi qytetarët për mbështetje, në përfundim të kësaj fushate për zgjedhjet komunale.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetar të Drenasit,
Në mandatin e kaluar për 4 vite me radhe jam munduar që të punoj në shërbim të qytetareve dhe të bashkëpunojmë për të zgjidhur çdo problem të mundshëm. Në katër vitet e kaluar përveç mbështetjes suaj shpesh edhe kemi marr iniciativa të përbashkëta që të arrijmë qëllimet me të mira për vendin, prandaj ju falënderoj përzemërsisht që në takimet dhe bisedat tona të deritanishme keni qenë të hapur dhe keni biseduar me mua për nevojat dhe pritjet për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Dua t’iu siguroj se do të angazhohem që kërkesat tuaja të trajtohen në asamblenë komunale dhe të marrin drejtimin e duhur. Dua që të ju siguroj së mua me keni adresë në të cilën si përfaqësues do jam në shërbim tuajin për çdo gjë që mund ta bëjmë së bashku.
Edhe në mandatin e ardhshëm, në koordinim të plotë me kryetarin Lladrovci, do të mbështes iniciativat, projektet e programet që janë në të mirë të qytetarëve dhe rinisë. Sikurse në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat synojmë që kërkesave tuaja t’iu përgjigjemi me rezultate, e me punë të kryera, dhe ashtu siç jemi shpallë kampion të vazhdojmë të jemi të tillë.
Rrugëtimi jonë i përbashkët nuk ka qënë i lehtë në asnjë periudhë, por pavarësisht të gjithave kemi qënë të bashkuar dhe vazhdojmë të jemi të tillë. Drenasi është me i rëndësishme së çdo gjë, prandaj për hire të tij dhe të gjeneratave që vijnë duhet që të jemi të bashkuar e me vizion për të ardhmen.
Tanimë kemi nevojë për mbështetjen tuaj, atë mbështetje që nuk ka munduar asnjëherë në të mirë të proceseve në të cilën ka kaluar vendi. Drenasi, e në veçanti elektorati i PDK-së i ka borxh liderëve tanë që padrejtësisht gjenden në Hagë që të janë të bashkuar dhe të dëshmojnë së askush nuk mund të na thyej për asgjë. Punët të cilët i kemi nisur do i vazhdojmë së bashku, prandaj si kandidat i PDK-së dega në Drenas kërkoj votën për Partinë demokratike të Kosovës, Kryetarin Ramiz Lladrovci dhe për mua në listën e kandidateve për asamblist.
Jo vetem ju, por të gjithë shok, miq e dashamire ti ftoni që të mbështesim PDK-në dhe listën e kandidateve për asamble. Bashkë jemi më të fortë, bashkë jemi më të përfaqësuar, bashkë jemi me të fuqishëm, bashkë duhet ta vazhdojmë edhe festen e madhe të 17 tetorit. Prandaj në këto zgjedhje kërkoj besimin tuaj për kryetarin Ramiz Lladrovci i cili mbanë numrin PDK177 dhe mua si kandidat duke votuar sëpari PDK177 me bartësin e listës e pastaj nr. 2 në listën për Kuvend Komunal.
Duke ju faleminderuar përzemersishtë për mbeshtëjen, ju urojë çdo të mirë juve dhe familjeve tuaja.
Mos
hezitoni por votoni: Bashkë Për Drenasin
#PDK177RamizLladrovci
#BekimLestrani2