Lladrovci: Ne nuk bëjmë dallim për mirëqenien e qytetarëve, kjo i ka nxit keqbërësit
Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci, ka takuar përfaqësuesit e lagjeve Prenku, Ademi, Shehu e Caraku në Dobroshec, para të cilësve theksoi se projektet e mirëqenies janë për të gjitha lagjet e komunës pa përjashtim.
“Ne nuk bëjmë dallim për mirëqenien e qytetarëve, të gjithë e meritojnë, kjo i ka nxit keqbërësit, të ndajnë qytetarët, sipas interesit personal. Kam qenë dhe premtoj se do të jem kryetar për të gjithë, sepse barazia para ligjit dhe zbatimi i ligjit, transparenca e llogaridhënia janë të panegociueshme”, ka shkruar kryetari Lladrovci.
Postimi tij i plotë:
Në Dobroshecin, me përfaqësuesit e lagjeve Prenku, Ademi, Shehu dhe Caraku, së bashku me kandidatin për Asamble, Milaim Hajdari, theksova se projektet e mirëqenies janë për të gjitha lagjet e komunës tonë pa përjashtim.
Jam i lumtur për punën e deritashme, ndërsa me mandatin e ardhshëm, vazhdojmë me punë, vazhdojmë të jemi komuna me qeverisjen më të mirë, të qytetarëve më të mirë, në bastionin e PDK-së, Drenasin e fitoreve.
Ne nuk bëjmë dallim për mirëqenien e qytetarëve, të gjithë e meritojnë, kjo i ka nxit keqbërësit, të ndajnë qytetarët, sipas interesit personal.
Kam qenë dhe premtoj se do të jem kryetar për të gjithë, sepse barazia para ligjit dhe zbatimi i ligjit, transparenca e llogaridhënia janë të panegociueshme.
Vazhdojmë me punë dhe vepra të mira, për të gjithë.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

