Lladrovci mbyll takimet në familje: Përkrahja e tillë i jep kuptim e moral punës time të pandalshme

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci ka përmbyllur takimet në shtëpinë e tij në Gllanasellë me familjarë e kushërinj.

Kryetari Lladrovci ka shprehur falënderim për të gjithë, për përkrahjen në kohë të vështira, të lirisë edhe tani në fushatën zgjedhore.

“Përkrahja e tillë i jep kuptim e moral punës time të pandalshme. Faleminderit! Vazhdojmë me punë të mira, vazhdojmë me projektet, realizojmë prioritetet e qytetarëve”, ka shkruar mes të tjerash.

Postimi tij i plotë:

Takimi në shtëpi, ishte shumë i këndshëm, me familjarë e kushërinj, ku vlerësuam atmosferën e cila është plotë energji për fitore, si dhe mirënjohje ndaj punës gjithandej lagjeve, fshatrave dhe qytetit të Drenasit.
I pranishëm me ne ishte edhe kandidati për Asamble, dr. Selman Mehani, mjek i dashur dhe i njohur për të gjithë neve.

Shpreh falënderim për të gjithë, gjithmonë më kanë përkrahur edhe në kohët më të vështira, në kohën e lirisë e shtetndërtimit, edhe në fushatën zgjedhore.
Përkrahja e tillë i jep kuptim e moral punës time të pandalshme. Faleminderit!

Vazhdojmë me punë të mira, vazhdojmë me projektet, realizojmë prioritetet e qytetarëve.
E diela po vjen. Vazhdojmë!

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë