Lladrovci: Përkrahja e bizneseve gjatë dy viteve ishte mbi 825 mijë euro

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar disa biznese.
Në këto takime z.Lladrovci ka theksuar se heqja e taksës komunale për dy vjet ishte lehtësim.
“Jam krenar se kam bërë lehtësime maksimale për të zhvilluar biznesin, themelimin e biznesit dhe përkrahja për të rinjtë dhe gratë në biznese”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Vizita te bizneset, “Progresi” dhe “Jetmiri”, ishte në kuadër të fushatës zgjedhore, ku theksova se në çdo situatë kam qenë dhe do të jem me bizneset e komunës tonë. Ato na bëjnë krenar, ngrisin mirëqenien e qytetarëve dhe reputacionin e komunës tonë.
Heqja e taksës komunale për dy vjet, për bizneset e komunës, ishte lehtësim të cilin e kemi zbatuar, vlera e saj, për dy vjet ishte mbi 825.000 euro.
Jam krenar se kam bërë lehtësime maksimale për të zhvilluar biznesin, themelimin e biznesit dhe përkrahja për të rinjtë dhe gratë në biznes.
Bashkëpunimi me biznesin për të operuar sa më mirë e sa më shumë, do të jetë prioritet, duke theksuar rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës dhe klimën e të bërit biznes në komunën tonë, si te Parku i Biznesit I dhe II, zona të interesit të veçantë në nivel nacional.
Ne punojmë dhe ecim përpara, këtë e presin edhe bizneset, edhe qytetarët tanë. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci