Lladrovci merr mbështetje të madhe edhe nga Fushtica e Epërme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vijuar me takimet zgjedhorë me qytetarë në Fushticë të Epërme, ku theksoi punën e mirë që është bërë nga pushteti lokal, dhe programi qeverisës për mandatin e ardhshëm.

“Për katër vjet arritëm të realizojmë pjesën më të madhe të kërkesave të qytetarëve, duke mbyllur në shumë fshatra problemet infrastrukturore, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimin. Çështjet e furnizimit me pajisje, kabinete, kompjuterë dhe pajisjet tjera u bë për të gjitha shkollat e komunës tonë, si dhe u ngrit cilësia e arsimit, si asnjë herë më parë”, ka thënë para banorëve, kryetari Lladrovci.

Shkrimi i tij i plotë:

Fushtica e Epërme ishte vend takim për të diskutuar për punët e kryera dhe ato që na presin në mandatin që po vije, prioriteteve dhe sfidave që dalin për pushtetin lokal, ku ishte edhe kandidati për asamble komunale, Përparim Shala.
Puna ime kishte filluar me kërkesa të mëdha dhe situata të ndjeshme e të pazgjidhura. Vazhdova me përkushtim të madh për të zbatuar ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, veprime këto që kontribuan të jemi komuna me qeverisjen më të mirë në vend.
Për këtë, komuna jonë mori mbi 750 mijë euro shpërblim, prej të cilave, 250 mijë dollar janë të dedikuara për rininë.
Për katër vjet arritëm të realizojmë pjesën më të madhe të kërkesave të qytetarëve, duke mbyllur në shumë fshatra problemet infrastrukturore, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimin. Çështjet e furnizimit me pajisje, kabinete, kompjuterë dhe pajisjet tjera u bë për të gjitha shkollat e komunës tonë, si dhe u ngrit cilësia e arsimit, si asnjë herë më parë.
Vazhdojmë me punë të mira.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë