Lladrovci: Do të vazhdojmë të punojmë pa dallim në Komoran dhe në gjitha lagjet e komunës

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vijim, Ramiz Lladrovci është takuar me qytetarë të lagjeve Alushani, Obria, Rexhaj, Vilaku dhe Gashi në Komoran bashkë me kandidatin për asamble, Nexhmedin Gruda.
Lladrovci ka theksuar se në Komoran dhe në gjitha lagjët e komunës, do të realizojnë projekte pa dallim për mirëqenien e gjithëve.
‘Arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, bujqësia, shërbimet publike dhe ruajtja e ambientit, janë disa nga pikat e forta të qeverisjes tone’, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i tij në ‘Facebook’:
Vizita dhe bashkëbisedimi me pjesëtarët e lagjeve Alushani, Obria, Rexhaj, Vilaku dhe Gashve, solli emocione dhe ndjenja të forta rreth të kaluarës tonë, historisë tonë të re, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për asamble, Nexhmedin Gruda. Po ashtu, diskutuam për punët e kryera gjatë katër viteve e cila mund të krahasohet ndërsa në disa fusha është më e madhe se puna 40 vjeçare për çështjet infrastukturore dhe ngritjen e mirëqenies. Arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, bujqësia, shërbimet publike dhe ruajtja e ambientit, janë disa nga pikat e forta të qeverisjes tonë. Në Komoran dhe në të gjitha lagjet dhe pjesët e komunës, pa dallim do të ngrisim infrastrukturën dhe shërbimet tjera që janë përgjegjësi e pushtetit lokal. Bashkë me qytetarët, vazhdojmë! Bashkë për Drenasin! #PDK 177 Ramiz Lladrovci