Lladrovci prezanton platformën për katër vitet e ardhme në Krajkovë, Gllanasellë dhe Vërboc
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është kandidat i PDK-së edhe për një mandat, sonte ka vizituar banorët në Krajkovë, Gllanasellë dhe Vërboc.
“Në takime, theksova se përkushtimi dhe vlerat e qeverisjes tonë janë për të gjitha lagjet dhe qytetarët e komunës së Drenasit, në të gjitha fushat, si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, perspektiva për të rinjtë tanë dhe lëmitë tjera”, ka thënë Lladrovci.
Statusi i Lladrovcit:
Në Krajkovë, Gllanasellë dhe Vërboc, së bashku me kandidatët për Asamble, Bashkim Elshanin, dr. Selman Mehani, Fitore Prokshin dhe Qëndrim Gllarevën, zhvilluam takime zgjedhore ku prezantuam platformën për katër vitet e ardhme.
Në takime, theksova se përkushtimi dhe vlerat e qeverisjes tonë janë për të gjitha lagjet dhe qytetarët e komunës së Drenasit, në të gjitha fushat, si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, perspektiva për të rinjtë tanë dhe lëmitë tjera.
Kjo është e mundur të arrihet vetëm duke zbatuar barazinë para ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta.
Ndryshimi që kemi sjell në këtë mandat, do të vazhdojmë edhe në mandatin tjetër, me zbatimin e plotë të prioriteteve të qytetarëve me projekte kapitale, subvencione dhe përkrahje institucionale.
Respektimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia janë rruga jonë për ta ndryshuar edhe më tej cilësinë e jetës së qytetarëve, me qeverisjen më të mirë në vend. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci