Ajazi në Kishnarekë shpalos programin e DD-së

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD-ja sonte ishte në Kishnarekë për të shpalosur programin e tij.
“Para banorëve në Kishnarekë prezantova planin e Demokratëve për Drenasin, për zhvillimin e këtij lokaliteti dhe gjithë komunës sonë, të cilat pushteti aktual i la anash”, ka thënë Ajazi.
Ai thotë se bashkë me qytetarët do të zgjidhin problemet.
“U premtova se nga 17 tetori, komuna do të jetë bashkëpunëtore e ngushtë e të gjithë qytetarëve, me të cilët së bashku do të zgjidhim të gjitha problemet”.
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin