Lestrani: Mandati i ardhshëm nuk është vetëm besim, por edhe përgjegjësi ndaj liderëve Thaqi e Veseli

Bekim Lestrani, nga radhët e PDK-së në Drenas, ka kërkuar votën e qytetarëve të Drenasit, duke thënë që ky mandat është përgjegjësi shtesë për ti bërë krenar liderët e PDK-së në Hagë.

Numri dy i listës së kandidatëve për asamble të Komunës së Drenasit, Lestrani, thotë se çdo devijim nga ky subjekt është “argat” i padrejtësisë ndaj Thaçit e Veselit.

Postimi i tij i plotë:

Miq,

Besimin e dhënë gjithmonë e kam kuptuar si përgjegjësi për mua, prandaj edhe në katër vitet e kaluara se bashku me Kryetarin Lladrovci jemi munduar që Drenasit të ja kthejmë shkëlqimin, dinjitetin dhe perspektiven. Një qeverisje e tillë shembullore patjetër që duhet të vazhdojë, dhe vazhdimi i saj nënkupton edhe perspektiven e përbashkët pa ngjyrime politike por të barabartë para rendit dhe ligjit.

Në këto zgjedhje përsëri kërkoj besimin tuaj, atë besim që për katër vite të kontributit të përbashkët e shndërroj Komunën e Drenasit në një kampion të qeverisjes. Besimi ndaj kryetarit Lladrovci dhe ndaj listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, është besim në vlera që burojnë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit. PDK është e vetmja adresë e qytetareve të Drenasit, i vetmi subjekt i besueshëm dhe që pushon në shpirtin tuaj, e vetmja histori e përbashkët që e ndërtuam po ne, prandaj edhe ne duhet ta vazhdojmë të triumfojë së bashku.

Andaj ju lus secilit prej jush që të mbështesni Partine Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Ramiz Lladrovci i cili e ka shndërruar Drenasin në qytetin e perspektives, në institucion të besueshme, në administratë efektive e në një kampion investimesh. Mandati i ardhshëm nuk është vetëm besim por është përgjegjësi e përbashkët që ti bëjmë krenar liderët tonë të përjetshëm Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin. Çdo devijim nga ky subjekt është “argat” i padrejtësisë ndaj tyre, prandaj ashtu siç i bërëm krenar në luftë me pushkën tonë do ti bëjmë krenar edhe në paqe me fitoren tonë.

Mos harro, mbështet të vetmen parti të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasardhësen e saj të denjët që mbrojnë në çdo luftë emrin dhe emblemën e saj, dhe mos bëso ata që kërkojnë arkiva të UÇK-së për të ja dhënë Serbisë si shpërblim.

#PDK
#RamizLladrovci177
#LabinotHalilaj177
#BekimLestrani2<
/em>

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë