Asamblisti Bajraktari: Jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e vendit është me Ramiz Lladrovcin

I riu nga Kishnareka, Përparim Bajraktari, thotë se alternativen dhe mendësinë qeverisëse ku rinia është jo vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e vendit e gjeta tek Ramiz Lladrovci.

Përparim Bajraktari i cili iu bashkua grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës nga Iniciativa e Xhavit Drenorit, shprehet mirënjohës dhe falënderues Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, i cili duke u shpallë komune kampion, e beri të ndjehet krenar.

Për më tepër postimi i z. Bajraktari:

Të nderuar miq, Katër vite më parë, duke dashur të gjej alternativë për të dhanë kontribut për vendin, ju bashkova një iniciative, duke shpresuar që ajo ishte mundësia, për kuadro e rijnë si unë.

Falë mbështetjes që mora, unë arrita të jenë pjesë e Kuvendit të Komunës së Drenasit, për çka u jam mirënjohës dhe shumë falënderues.

Me t’u bërë pjesë e Kuvendit të Komunës, arrita të bindem (ndonëse kisha disa indikacione edhe më parë) se Iniciativa ku isha rreshtuar unë, ishte e tipit që “rinia është e ardhmja”, kurse privilegjet për individ të caktuar të së tashmes. Unë doja një alternativë ku rinia është jo vetëm e ardhja por edhe e tashmja e vendit.

Atë alternativë, atë mendësi qeverisëse e gjeta tek Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, andaj me shumë dëshirë dhe pa asnjë hezitim ju bashkova, duke qene krenar që arritëm së bashku të bëjmë shumë punë të mira për fshatin, lokalitetin dhe komunën në përgjithësi.

Si rezultat i punës, përkushtimit të jashtëzakonshëm, me ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie, Komuna e Drenasit me kryetarin z. Lladrovci arriti të jetë komunë kampione në Kosovë. Nuk ka se …

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë