Sokol Bylykbashi caktohet shef i shtabit të degës së VV-së në Drenas

Sokol Bylykbashi është caktuar shef shtabi i VV’së në degën e Drenasit, ndërsa gruaja e tij ishte e punësuar në zyrën e nënkryetarit të komunës së udhëhequr nga PDK.
Këtë informacion e ka bërë të ditur faqja “IndeksDrenica”.
“Si është e mundur që VV të caktojë shef shtabi njeriun, gruaja e së cilit ishte punësuar në zyrën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit të udhëhequr nga PDK-ja!? E njëjta kishte pozitë politike dhe bashkëshorti i saj, Sokol Bylykbashi është caktuar shef shtabi në VV!?
Foto: Sokol Bylykbashi, deputeti i VV Enver Dugolli, Fejzi Kiqina”, ka shkruar “IndeksDrenica”.