MSH thotë se dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët pas marrjes së vaksinës anti-Covid.

Në një postim në Facebook, MSH thotë se vaksinimi është mbrojtja e vetme nga Covid-19 dhe variantet e tjera.

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të Covid-19 dhe veçanërisht nga Delta”, thuhet në njoftim.

“Dy javë nga marrja e dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitoni imunitetin nga vaksina”, thuhet tutje.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu gjatë ditës ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/photos/a.979871758837078/2076652705825639/?type=3

Përmes kësaj video, pulomologu Shpëtim Thaçi ka treguar se sa më lehtë po e kalojnë COVID-19 personat që janë të vaksinuar.

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e MSH’së.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë