Sejdi Aliu kandidat për asamble komunale nga iniciativa “GREEN për Drenas”

Iniciativës Qytetare “GREEN për Drenas” në garën për Asamblenë Komunale iu bashkua sot edhe absolventi i Fakultetit të Gjuhës Angleze në Prishtinë, z. Sejdi Aliu nga Fushtica e Epërme.

Kandidati për kryetar nga kjo iniciativë, Xhavit Drenori ka thënë se Sejdi Aliu ka përkrahur kauzën e tyre opozitare për ndryshime në Drenas që nga viti 2016, duke mbështetur me përkushtim aktivitetet tona zgjedhore.

Krahas aktiviteteve profesionale, sipas Drenorit, Aliu për 3 vite ka luajtur futboll në KF “Feronikeli”.

“Ardhja e tij i shton ekipit tonë elanin dhe angazhimin e përbashkët në problematikat ambientale dhe shoqërore në përgjithësi, prandaj krahëhapur i themi: MIRËSEVJEN në ekip, Sejdi! Suksese në vazhdimësi!”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë