LDK në Drenas propozon për kryetare të komunës një sociologe

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas ka propozuar kandidate për kryetare të kësaj komune një femër, Anduena Gllareva, raporton GazetaScanner.

Burime të Degës së LDK-së i thanë Scanner, se sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj dege me vota unanime është propozuar që Anduena Gllareva, me profesion sociologe, të jetë kandidate për kryetare.

Ndërkohë, znj.Gllareva është e para femër e propozuar kandidate për kryetare në këtë komunë. Propozimi i Degës do t’i dërgohet Qendrës së LDK-së.

Kujtojmë se zgjedhjet lokalet mbahen me 17 tetor. Komuna e Drenasit që nga paslufta udhëheqet nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq në këto zgjedhje kemi dy kandidatë që dalin nga kjo parti, kryetari aktual Ramiz Lladrovci, që ka mbështetjen e Qendres dhe Driton Ajazi, të një pjese të Degës së PDK./Scanner/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë