Kontejnerët e mbushur me bërllok qëndrojnë që dy ditë skaj rrugës Drenas-Komoran (Foto)

Që dy ditë kontejnerët e mbushur me mbeturina janë të ekspozuara në rrugën Drenas-Komoran, respektivisht në Zabel i Ulët.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar foto ku shihen kontejnerët e pa zbrazur.
Ata thonë se nuk e dinë arsyen pse nuk është marrë bërlloku pasi që kompania “Pastrimi” nuk ka dhënë ndonjë informacion.
Ata kërkojnë që të intervenohet sa më parë pasi që kontejnerët po kundërmojnë erë të keqe dhe mund të përhapet ndonjë sëmundje.
Këto fotot janë shkrepur sot në ora 14:00./DrenicaOnline/