Vaksinimi në Drenas, vullnetarët e Kryqit të Kuq po i dalin në ndihmë stafit mjekësor

Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Drenas po i dalin në ndihmë stafit mjekësor në QKMF-së “Dr Hafir Shala” në Drenas, në procesin e vaksinimit.
Aty janë parë vullnetarët teksa po ndihmojnë stafin mjekësor për të dhënë sa më shumë vaksina.
“Së bashku, Jemi të pandalshëm”, është motoja e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Drenas.