Kandidati për kryetar, Ramiz Lladrovci: Ne jemi bashkë, ne jemi PDK, jemi zemra e kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku në stadiumin e qytetit, “Rexhep Rexhepi”, ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në stadiumin e qytetit, “Rexhep Rexhepi”, ka prezantuar kandidaturën time për kryetar të ardhshëm të Drenasit. Kryetarin Krasniqi e falënderova për besimin si dhe të pranishmit në Stadium, dhe me këtë rast mbajta këtë fjalë rasti:

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së,
I nderuari kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi,
Qytetarë, zonja e zotërinj,

Sot jemi të nderuar se për herë të parë, në cilësi të Kryetarit të PDK-së, në mesin tonë është Memli Krasniqi,

Nuk është e lehtë të merret kjo përgjegjësi, sepse, më herët, si lider i patëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin, sot me nderim i kujtojmë, kudo ata ndodhen.

Kjo lidhje dhe trashëgimi historike, na jep forcë dhe guxim ta themi se ne jemi parti e krenarisë nacionale, jemi parti e dinjitetit nacional,
Parti e kontributit shtetformues e shtetndërtues, parti që oponenca jonë e quajti konstanta e shtetit dhe shtetësisë.

Nuk është e lehtë kryetar, por, ne këtu, zotohemi se ashtu siç dje ishim bastion i UÇK-së, sot dhe nesër do të jemi përgjithmonë, bastion i PDK-së.

Sepse këtu, në Drenicë, u bë rezistencë, sepse e donim lirinë më shumë se jetën, sepse këtu, lindi UÇK-ja, sepse këtu, dhamë krejt çka patëm për lirinë.

Sot, si gjithmonë, jemi unik për PDK-në, jemi të bashkuar për vizionin politik dhe të kaluarën historike të liderëve tanë që fizikisht nuk janë me neve, por ne nuk harrojmë. Historia e Republikës nuk mund të rishkruhet, sepse ne jemi vijues të vizionit të liderëve tanë, të idealit shembullor për liri, për shtetformim e shtetndërtim, sepse ne dimë ta çojmë përpara shtetin dhe shtetësinë.
Ne dimë ta përmirësojmë jetën e qytetarëve,
Ne zbatojmë ligj,
Për neve të gjithë qytetarët janë të barabartë, askush nuk është mbi ligjin,
Sepse ne e mendojmë dhe bëjmë më të mirën për qytetarët tanë, sepse ne bëjmë çdo sakrificë për atdheun dhe kombin,
Sepse ne e duam atdheun, i duam qytetarët, i duam të arriturat dhe punojmë për to, sepse ne nuk kemi atdhe tjetër as të nesërme pa Kosovën dhe qytetarët e saj,

Prandaj ne jemi bashkë, ne jemi PDK, jemi zemra e kombit, zemra e idealeve qytetare.
Ju falënderoj Kryetar për besimin!

Ju duhet ta dini,
Se ne jemi më të mirët, më punëtorët, më të përkushtuarit, më të angazhuarit, më të shquarit e kësaj komune, sepse ne kemi ideale, ne kemi ëndrra, ne kemi përkushtim e guxim!

Ne jemi këtu për ta dëshmuar, për ta rikonfirmuar fitoren, për ta thënë përgjithmonë, Drenasi ka qenë djep i UÇK-së, sot e përgjithmonë, bastion i PDK-së.

Faleminderit,
Na priftë e mbara!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë