Tre muaj pasi dyshohet se kreu veprën, arrestohet një person në Drenas

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të enjten në Drenas.
Sipas policisë, arrestimi është bërë në lidhje me një rast kanosje që ka ndodhur me 10 maj të këtij viti.
“Lidhur me rastin me datë 05.08.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e shkurtë të policisë dërguar mediave.