Pensionohet mësuesi nga Llapushniku, Alush Thaqi

Ish i burgosuri politik, ushtari i UÇK-së, mësuesi dhe drejtori nga Llapushniku i Drenaist, Alush Thaqi është pensionuar në moshën 65 vjeçare.
Thaqin e ka uruar njëri nga nxënësit e tij, Petrit Gashi i cili tani është asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas.
Postimi i Gashit:
Sot Alush Thaqi u pensionua nga puna por jo edhe nga veprimtaria e tij kombetare
Për të folur për figurën e veprimtarit, të burgosurit politik, ushtarit të UÇK-së, mësuesit e Drejtorit Alush Thaqi duhet një libër i tërë, por ne me pak fjalë e me shumë dashuri për të i urojmë pensionimin duke i dëshiruar se pari shëndet.
Puna dhe veprimtaria e tij në shërbim të kombit ishte dhe mbetet një model për të rinjtë jo vetëm të fshatit tonë por të gjithë Kosovës si dashuria e pashtershme në shërbim të vendit.
Alush Thaqi sot është pensionuar nga puna, por jo edhe nga veprimtaria e tij atdhetare e kombëtare, sepse udhërrëfyes të tillë i duhen vendit në çdo kohë. Për ata që nuk kanë pasur mundësinë të njohin për së afërmi kanë pasur mundësinë ta njohin përmes veprave të tij të vazhdueshme.
Sot, me rastin e ditëlindjes së 65-të të tij dhe pensionimit në emër të gjithë atyre të rinjve të gjeneratës sime që jemi frymëzuar nga njerëz të tillë e falënderojmë për punën, përkushtimin, guximin e sakrificën në shërbim të vendit tonë, të shkollës sonë dhe të fshatit tonë.
Respekt pa fund Alush Thaqi.
Urime ditëlindja dhe ta gëzoni edhe për shumë dekada pensionimin.