Më i votuari i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari zgjidhet anëtar i kryesisë në qendër

Ish kandidati për deputet i PDK-së nga Drenasi, Petrit Hajdari është zgjedhur anëtar i kryesisë së PDK-së, transmeton DrenicaOnline.

Statusi i plotë i Hajdarit:

Të dashur qytetarë,

Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari Memli Krasniqi, e konfirmuan sot besimin për mua për të qenë pjesë e proceseve reformative dhe aktiv në propozimin e platformës së mirëqeverisjes, si anëtar i kryesisë së PDK-së.
Dëshira e kryetarit për t’i dhënë shtytje të re ecjes përpara të partisë, mori edhe mbështetjen e këshillit drejtues të cilit i jam falenderues.

Kam rrugëtuar gjatë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të rrugëtoj edhe më gjatë tani që jam në grupin e njerëzve që do ta drejtojnë alternativën më të shëndoshë politike të vendit.

Falemnderit shumë, dhe na priftë e mbara!

I juaji,
Petrit E. Hajdari

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë