Betim Gjoshi nga Drenasi zgjidhet anëtar i kryesisë së PDK-së

Betim Gjoshi nga Drenasi është zgjedhur anëtar i kryesisë së PDK-së, transmeton DrenicaOnline.

Statusi i plotë i tij:

Jam shumë i nderuar që do të jem sërish pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

I jam mirënjohës Kryetarit të PDK-së, z. Krasniqi dhe Këshillit Drejtues për besimin që kanë në mua.

Do të angazhohem maksimalisht që PDK-ja të kthehet në vendin meritor që i takon. Kjo është e domosdoshme, jo për arsyen e zakonshme se partitë synojnë gjithmonë pushtetin, por për faktin se Kosova ndodhet në udhëkryq të madh sepse Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë një mashtrim dhe nuk përfaqësojnë ideale për atdheun tonë.

Sot, Kosova ka kaluar nga drejtimi i njerëzve me bagazh të madh kombëtar dhe që i kanë prirë proceseve të mëdha historike si Hashim Thaçi e Kadri Veseli me shokë, në një Kryeministër joserioz që nuk po mban asnjë nga fjalët e tij të mëdha.

PDK është forcë e idealeve të mëdha kombëtare e shtetërore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë