Të shtëna me armë në Sankoc, policia gjen një veturë të braktisur në pyll

Njësitë policore kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Sankoc të Drenasit.

Sipas ankuesit, gjersa ai ishte në lëvizje me veturën e tij, nga një veturë në lëvizje person-a të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan DrenicaOnline.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës nëntë.

Njësitë policore, në një pyll kanë gjetur një veturë të braktisur dhe në afërsi të saj një armë artizanale.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë