Qytetarë të Komunës së Drenasit, shfrytëzoni këto rrugë alternative për t’i ikur kolonave
Në sezonin veror, kur shumë bashkatdhetar gjinden në vendlindje, e që është shtuar numri i qarkullimit të veturave, rruga regjionale Komoran-Drenas-Skenderaj, po sterngarkohet dhe po krijohen kolona të gjata.
Të nderuar qytetarë, sidomos Ju bashkatdhetar, Komuna e Drenasit ju dëshiron që këto ditë t’i kaloni sa më mirë në vendlindjen tuaj, njëkohësisht ju informon se Komuna ka ndërtuar rrugë alternative për të ju lehtësuar qarkullimin dhe ikjen e kolonave.
Rruga regjionale Komoran-Drenas-Skenderaj është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që nuk i ka zhvilluar vazhdimin e punimeve në segmentin tjetër nga Tërstenikut në drejtim të Komoranit. Ndaj me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët që mundësisht të shfrytëzojë rrugët alternative për t’i ikur kolonave të gjata.
Rruga regjionale Komoran-Drenas, përkatësisht afër shkollës fillore në Zabel të Ulët, është ndërtuar rruga e cila kalon në fshatin Shtrubullovë e që mund të dilet në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të ish- Op Drenica, sidomos ata qytetarë nga fshatrat nga Gllobari e tutje.
Po ashtu edhe rruga nga Obiliqi në drejtim të Guri i Plakës, mund të përdoret nga ata qytetarë që vijnë nga Prishtina e që lehtë mund të dalin të ish-OP Drenica.
Komuna e Drenasit, është duke zhvilluar punime të rrugëve, që mund të ndikojnë në krijimin e kolonave, por punimet janë duke u bërë sipas planifikimit të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale.
Në këtë komunikim, ju përcjellim përmes fotografisë të gjitha rrugët alternative që mund t’i përdorni për hyrje-dalje.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!


