Nëna e Hashim Thaçit feston ditëlindjen pa të birin, por Ganimete Musliu e befason me lule dhe tortë

Nëna e ish-presidentit, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 84-të.

Për ta uruar në këtë ditë të veçantë, ka shkuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu ka thënë se Nëna Hyrije është shembull për nënat shqiptare që asnjëherë nuk u dorëzuan dhe qëndruan të forta në çdo sfidë.

“Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.
Urime! Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.”, shkruan ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë