Asfaltohet rruga në fshatin Nekoc pasi komuna obligon kompaninë për riparimin e dëmeve

Fudvitin e kaluar, ishte asfaltuar rruga me gjatësi prej 600 metrave në fshatin Nekoc, por për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, ishte dëmtuar asfalti dhe menjëherë pas marrjes së informacioneve nga banorët e fshatit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ne konsultim me ekspertët e Drejtorisë së Infrastrukturës, kanë marr të gjitha masat për sanimin e këtij dëmi. Kishin urdhëruar kompaninë që t’i merr përsipër të gjitha dëmet, të sanoj në afatin sa me të shkurtër dhe sot kompania ka bërë sanimin e dëmeve dhe ka bërë asfaltimin e ri të kësaj rruge.

Kryetari Lladrovci falënderon të gjithë banorët e fshatit Nekoc për bashkëpunimin dhe ju kërkon falje për vonesat e realizimit të këtij projekti, që janë krijuar si pasojë e papërgjegjësisë të kompanisë së kontraktuar.

Lladrovci i bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar kontrata me komunën, që t’i përmbahen kontratave të nënshkruara, ndryshe nuk do të ketë asnjë kompromis për asnjë punë që nuk kryhet në përputhje me kontratën.

Komuna e Drenasit zotohet se do të vazhdojë me punë meritore për qytetarët dhe duke u respektuar sipas kontratave të nënshkruara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë