Drenas/ Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

USAID, Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, pas përzgjedhjes së Komunës së Drenasit për mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, me fokus të theksuar në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

USAID në koordinim me Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunës së Drenasit, sot ka zhvilluar aktivitetet në vetëdijesimin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, fillimisht me Njësinë mobile të informimit-promovimit – me furgon të brenduar me monitorë LED në të dy anët i cili ka prezantuar video që sqarojnë kërkesat për aplikim për legalizim, i cili do të qarkullojë për 4 ditë në Komunë, nga të cilat 2 ditë në zonat kryesore më të populluara dhe 2 ditë të tjera në zona më periferike.

Është bërë shpërndarja e fletëpalosjeve nëpër zona-hapësira me qarkullim të theksuar të qytetarëve, në shitore dhe lokacione tjera të vizituara, janë shpërndarë fletëpalosje.

Aktiviteti ka vazhduar dhe me promovimin statik në ambiente të jashtme – në hapësira publike me qarkullim të trafikut dhe këmbësorëve, në të cilën janë publikuar njoftime për legalizimin në billborde, vend-ndalje të autobusëve, autobusë, sipërfaqe njoftuese në mure apo vende tjera në dispozicion në Komunë.

Afati për aplikim është deri më 4 shtator 2021.

Apliko vetëm me 4 dokumente. Për më shumë informata, vizitoni: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/urbanizem/sektori-per-leje-ndertimi

#legalizondertimin #drenasi? USAID Kosovo

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë