Komuna e Drenasit apel për kujdes nga zjarri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron për këtë çështje!

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe rrezikut nga zjarri, bëjmë paralajmërim të veçantë për qytetarët, pronarët dhe ekonomit familjare që të mos djegin hamullore të ruajnë në mënyrë adekuate dhe të bëjnë magazinimi e materieve të rrezikshme të ndezshme dhe lehtë ndezëse.

Shërbimet kompetente të Agjencisë për Menaxhim Emergjent paralajmërojnë qytetarët të mos djegin hamullore, lëndët djegëse dhe substancat e tjera lehtësisht të ndezshme dhe të njëjtat të ruhen në mënyrë adekuat sipas rregullave të magazinimit.

Për të siguruar një nivel të caktuar të sigurisë nga zjarri, për të shmangur pasojat e mundshme, paralajmërojmë që gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, rritet rreziku i shpërthimit të zjarrit.
Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave / hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore. Ndalohet ndezja e zjarrit në pyje dhe pran (rëzë) pyllit, përveç në vende të caktuara, të shënuara dukshëm.

Personi i cili shkakton zjarr është i detyruar dhe do të detyrohet që të kompensojë dëmin të rimbursojë njësinë e zjarrfikjes dhe shpëtimit për kostot e reagimit, në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e tjera të ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, ekonomit familjare dhe pronarët e tokës do të humbin të drejtën për fonde stimuluese në bujqësi për një periudhë të caktuar, nëse vërtetohet se ata kanë djegur mbetjet e të korrave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë