Arrestohen babë e birë në Gllobarë, policia tregon arsyen

Janë arrestuar babë e djalë nga Gllobari i Drenasit pasi që njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri, transmeton DrenicaOnline.
Policia në raportin e sotëm dërguar mediave ka njoftuar se nga të njëjtit është konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë pa leje përkatës ( mbajtur në mënyrë ilegale).
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/