Komuna e Skenderajt shpërndanë 30 grabuja diellore për bujqit përfitues (Video)

Në kuadër të përkrahjes së fermerëve, Komuna e Skenderajt, ka bërë shpërndarjen e 30 grabujave diellore, ndërsa 7 të tjëra i ka refuzuar, duke e obliguar operatorin ekonomik që t’i sjellë ato brenda një jave tek secili fermër.

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i përgëzoi gjithë përfituesit e këtyre granteve, duke i uruar që përmes punës së tyre të arrijnë të kenë suksese të mëdha në fushën e bujqësisë.

“Vetëm i’u uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne jemi zotuar që nga fillimi që do të përkrahim bujqësinë, sepse është bazamenti kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi”, tha Kryetari Jashari.

Jashari po ashtu u shpreh i pakënaqur edhe me mos seriozitetin e operatorit ekonomik, me ç’rast edhe insistoi të refuzohen mjetet të cilat nuk janë brenda specifikave të kontratës së nënshkruar.

Në anën tjetër qytetarët e vlerësuan lartë angazhimin dhe punën e Krytarit Jashari, duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdushme.
“Puna e Kryetarit Jashari, në të gjitha fushat, vlerësohet supër lartë, nuk ka punë më të madhe që është duke e bërë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, kryetari është për çdo lavdatë”, u shpreh njëri qytetarë.

Jashari, njoftoi se pas shpërndarjes së grabujave, brenda kësaj jave do të bëhet ndarja edhe 77 shpërndarëse plehu dhe 41 pompa spërkatëse.

“Kështu me grante të ndryshme po përkrahim fermerët tonë në kultivimin e kulturave të tyre bujqësore”, tha në fund Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë