I biri i heroit Dr.Hafir Shala ka disa komente për Lladrovcin

I biri i heroit Dr.Hafir Shala, Gentriti, në një status në profilin e tij në facebook ka thënë se për nga karriera politike, pak ka rëndësi fitorja apo humbja për Ramiz Lladrovcin, sa ka rëndësi triumfi i tij për Drenasin dhe qytetarët tanë.

“Nuk mundemi me largu të keqën përderisa e luftojm të mirën, njëashtu nuk mundemi të kërkojm të mirën përderisa bëhemi krahë e së keqës”, ka shkruar Gentriti në facebook, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka thënë se na pret një e ardhme e zezë përderisa luftojmë një të kaluar të ndritshme për qytetin tonë.

“Unë dhe familja jemi me ligjin, jemi me Ramizin! Fuqishëm për Drenasin që e du, për Drenasin që ëndërrojm të gjithë”, ka shkruar ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë