Qytetarët e Skenderajt, nga java e ardhshme mund të aplikojnë për kompenzim të dëmeve të shkaktuara nga të reshurat

Reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të Komunës së Skenderajt, kanë shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve tonë.
I pari i komunës, Bekim Jashari, ka njoftuar që është formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, me ç’rast ka bërë të ditur që gjatë javës së ardhshme, qytetarët mund të aplikojnë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim.
“Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidaneve dhe kulturave tjera bujqësore. Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare”, tha Jashari.
Bashkë!