Ministri i Mbrojtjes viziton familjën e Rasim Kiçinës: Dëshmorët nuk na flasin, por është historia që flet me gojën e tyre

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e Gjeneral Rasim Kiçina në Baicë të Drenasit.

Ai la thënë se vargjet epike të këngës për të, “Jo nuk është vetëtima, por vet Rasim Kiçina, që malit mbi mal, prapë i bahet Lis e i bahet Plis”, i ka ndjerë sot edhe më fuqishëm gjatë vizitës së tij në këtë familje.

Postimi i Mehajt:

Rrëfimin për veprimtarinë e hershme patriotike të Heroit të Kombit, Gjeneral Rasim Kiçina, e kisha dëgjuar shpesh, e sidomos kalitjen dhe shkathtësitë fizike dhe luftarake të tij, prej një komandoje të jashtëzakonshëm të UÇK-së në përballjet e shumta të tij me forcat okupatore.
Vargjet epike të këngës për të, “Jo nuk është vetëtima, por vet Rasim Kiçina, që malit mbi mal, prapë i bahet Lis e i bahet Plis”, i ndjeva sot edhe më fuqishëm gjatë vizitës sime, me një pjesë të stafit tim, në familjen e tij në fshatin Baicë të Drenasit.
Pritja nga babai i tij, Baca Rrahman dhe familjarët e tjerë ishte tipike e traditës shqiptare bashkë me emocionet e veçanta nga përqafimi i Nënëlokes Hasibe. Në Baicën dhe Kiçinajt e luftëtarëve të lirisë takuam edhe Bajram Kiçinën, vllain e dëshmorit të Kombit Fetah Kiçina.
Rasimi, Fetahu dhe gjithë vargu i pafund i Dëshmorëve të Kombit janë njerëzit që kanë bërë historinë tonë dhe nuk kërkojnë duartrokitje nga ne. Ata nuk na flasin , por është historia që flet me gojën tyre.
E përjetshme qoftë Lavdia për ta dhe gjithë dëshmorët tjerë të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë