Këta kuaj janë nga druri, shikojeni se si i ka ndërtuar 75-vjeçari nga Drenasi (Video)

Dashurinë që e ka ndaj këtyre kafshëve është duke e shprehur në mënyre të veçantë. Me një mjeshtëri të përkryer, kafshët e preferuara po i paraqet në një mënyrë unike të punuara nga druri.

75 vjeçari Kamer Morina nga Drenasi, këtë zanat është duke e praktikuar që një kohë të gjatë, e mjeshtërinë që e ka përdorë në këta kuaj bënë të duket sikur ata janë të gjallë, transmeton DrenicaOnline.

“Kam pas marak gjithë në punë dorë, marak në kuaj, ki dhe ka ardhur ideja për ti punuar vet. Kohë të marrin shumë. Para dy muaj-ditë nuk mundem ti maroj, Nuk i kam haletet e mira se mi pas i kisha maru ma shpejt”, ka thënë Kameri.

Ai thotë se fillimisht e ka bërë vizatimin se si do të duken kuajt e më pas i ka ndreq me druj. Madje sipas tij, njëri kali i drurit deri vonë e ka pas edhe shalën sipër.

Ndiqeni storien e realizuar nga RTV Dukagjini:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë