Shemsi Elezi: Shpejt do ta kemi kandidatin për kryetar dhe listën për asamble
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/07/FB_IMG_1625602657620-750x430.jpg)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka thënë se shumë shpejt pritet të finalizohen procedurat për zgjedhjet e brendshme, ku do të dal kandidati për kryetar të Komunës dhe Lista për asamble që sipas tij do të jetë më e mira e mundshme.
Postimi i plotë i Elezit:
Të mobilizuar për fitoren e 17 Tetorit.
Kryetarët e pikave të gatshëm në detyrat dhe përgjegjësitë që do tē marrin
Shpejt pritet që në bazë të afateve të finalizohen procedurat për zgjedhjet e brendshme, ku do të kemi kandidatin për kryetar të Komunës dhe Listën për asamble, më të mirën e mundshme.