Njoftim për bizneset mikro dhe start-up bizneset e Komunës së Drenasit

Bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e subvencioneve 12 nr.320-19338 të datës 07-04-2017, dhe programin “Participimi tek ndërmarrjet mikro (0-9 punëtor) dhe Start-Up” Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Komunën e Drenasit, shpall thirrje publike për subvencione/mbështetje financiare për mikro biznese dhe Start-Up biznese në Komunën e Drenasit duke u dhënë prioritet më shumë zejeve tradicionale, artizanatet dhe start up biznese, ide inovative që ofrojnë më shumë mundësi punësimi.

Kjo thirrje bazohet në gjendjen të cilën e ka shkaktuar pandemia, vështirësitë e ushtrimit të veprimtarive të bizneseve dhe zhvillimit të star-up bizneseve.

Përmes kësaj thirrje, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik synon të mbështesë mikro bizneset dhe start-up në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, qëndrueshmërinë, punësimin dhe të zbusë dëmet e shkaktuara nga pandemia me qëllim zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Drenasit.

Për më shumë detaje, linku i thirrjes dhe aplikacioni për mbështetje financiare:

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/07/Scan_440.pdf

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë