Gjuajtje me armë te liqeni i Vasilevës, ja kush është i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pas orës 02:00 të së hënës afër liqenit në Vasilevë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se një zyrtar i Shërbimit Korrektues, me inicialet L.Xh., kishte shtënë me armë zjarri.

“Me datë 05.07.2021, rreth orës 02:20 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vasilevë te liqeni. Të gjitha patrollat e Stacionit Policor të Drenasit ju kanë përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në veturën e dyshuar “Mercedes” ngjyrë e zezë, ku është identifikuar personi i dyshuar, zyrtar i Shërbimit Korrektues, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë zyrtare derisa kishte qenë duke peshkuar”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim ndërsa nga hetuesit policor i është konfiskuar arma.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të kaloi në procedurë të rregullt ndërsa të hapet rasti “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë