Ai është kthyer në një nga reperët më të pëlqyer në estradë që kur bëri debutimin në skenë në vitin 2020.
Bëhet fjalë për artistin nga Drenica, Don Xhon, i cili vitin që lamë pas u cilësua si fenomen i karantinës dhe se akoma po vazhdon të jetë në top formë.
Edhe pse ka vetëm një vit që i është bashkuar tregut shqiptar, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka korrë suksese të shumta.
Falë punës dhe ‘shpërthimit’ në skenë, ai po arrin të ketë edhe përfitime të mëdha dhe kjo tashmë është dëshmuar edhe me makinat luksoze.