PDK – vazhdimësi apo reformë

Shkruan: Petrit GASHI

Padyshim, së një nga partitë e cila ishte trashëgimtare direkte e luftës së UÇK-së, dhe ku liderët e saj ishin bartës të proceseve të vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmën e saj, ishte Partia Demokratike e Kosovës. Ajo që në fillët e saja kishte bërë përpjekje të vazhdueshme që idenë e çlirimit të vendit ta kurorëzoj edhe me objektivat e saj për pavarësinë, orientimin properëndimor dhe për ndërtimin e shtetit. Në ditët e para të krijimit të saj ajo mblodhi pran vetes shumë intelektual, patriotë, çlirimtar, rini dhe njerëz që kontribuuan dekada e dekada për çlirimin e vendit, por në një parti të madhe si kjo nuk lanë pa depërtuar edhe servil, të paditur e njerëz që më shtyrje bërrylash e me përulje para “shefave” arritën ta zhvatin e ta shfrytëzojnë këtë subjekt tash e 22 vite.

Fatkeqësisht nga këta “perfiterë” të vazhdueshëm, këta goditës bërrylash të përhershëm e këta shfrytëzues pushtetesh të njëpasnjëshme që bënin presion për të arritur objektivat e tyre u bënë faktor kryesor në këtë subjekt. E që për të bëtë presion këta shkatrrimtarë vetzgjidhëshin në kafiteri pa respektuar organet e partisë, që impononin interesat personale e klanore në vend të interesit të përgjithshëm, që shpërfillin vlerat kombëtarë e partiake për arritjen e qëllimeve personale, bënë që shumë intelektual, kontribuues, patriot e liridashës të lëshonin rrugë për humnerën që do ti priste këtë subjekt hiq më larg së 8 vite pas.

Sot, sikur me dhimbsej ajo parti vlerash ku në renditje të saj ishin intelektualet dhe bartësit e proceseve me të mëdha, por që nga gabimet e veta u vetfundos për të liruar vend për riciklimet e mëpastajmë për vetëvendosje të të tjerëve ne vendin e tyre. Kontributi dhe angazhimi ynë për 13 vite më radhe në atë kohë, u zëvendësua nga njerëz që hiçpak i kishin shërbyer pushteteve të paraçlirimit po me të njëjtën shkollë “servilizmin” e “puthadorizmin” që arrinin të gllabëronin edhe këtë pushtet në shërbim të tyre. Kjo qasje mosduruese bëri që të filloj epoka e shkatërrimit të këtij subjekti, dhe fatkeqësisht liderët e saj as nuk e kuptuan e as nuk e morën seriozisht zërin meritor e kritik brenda këtij subjekti për reformim.

Pra, një klikë njerëzish nëpër komuna kishin arritur si me telekomande të orientonin politikat e saj në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të partisë dhe programit të saj për shtetin. Ata ishin vet partia, dhe vetëm ata dhe bashkëshortët e tyre, djemtë dhe vajzat e tyre, nipërit dhe mbesat e tyre ishin të denjët për partinë dhe privilegjet e saj, ndërsa të tjerët shqelmoheshin e largoheshin here me presion e herë më mjete frike. Frika nga konkurrenca, largimi i intelektualeve, mbyllja ndaj të rinjve, mosrespektimi i vlerave dhe përbuzja e meritokracisë, ishin disa nga gabimet që PDK vazhdoj ti këtë në pjesën me të madhe pas zgjedhjeve lokale të 2013-tes. Tanimë disa keqbërës kishin arritur që t’i largojnë njerëzit e vlerave të mëdha dhe të zëvendësojnë ata më të ricikluar të ish-pushteteve duke i’a ofruar liderëve si Alternativë. Ndërkohë që lideret ishin paksa të dehur nga pushteti apo ndoshta shkëputja nga lartë -poshtë me elektoratin besonin çdo gjë që ju servohej nga propaganda kundër intelektualeve me vlera patriotike. Rehabilitimi i këtyre figurave shkatërruese që më shumë vraponin pas pushtetit sesa pas vlerave të partisë trashëgimtare të UÇK-së, bëri që të jetë gabimi me i madh i PDK-së së pas luftës dhe vetëshkatrrimi i saj.

Dhe kur PDK mbeti pa pushtet, këta keqbërës të përhershëm e të vazhdueshëm u larguan për të ju bashkangjitur pushteteve të tjera, ndonëse në vazhdimësi me bërrylat e tyre kishin larguar aktivistet e devotshme e kontribuesit e përhershëm. Prandaj, në dy vitet e fundit PDK jo vetëm që u goditë nga një proces totalisht i padrejtë kundër udhëheqësve të saj përmes Gjykatës Speciale, por u goditë edhe nga eliminimi i intelektualëve të vërtetë që shërbyen pa interes që ky subjekt të ngritët e të jetë fitues i vazhdueshme për një dekadë më radhe.

Tanimë, kur nga brenda dhe nga jashtë, këto goditje e tunden këtë subjekt, si duket nuk u zgjuan nga gjumi me kohë që të përqafon reformat jo më të nevojshme por të domosdoshme dhe imediate për ndryshim. PDK, me shumë së kurrë ka nevojë për rifreskim të përgjithshëm dhe ky rifreskim duhet të këtë qëllim që shfrytëzuesit e saj, goditësit me bërryla , keqbërësit e saj, të papërgjegjshmit e saj, injorantet që janë veshur me pushtetin e saj, dhe të pamerituarit e saj të i largoj nga strukturat që e kanë kapur këtë subjekt dhe ti hapin rrugë reformave të këtij subjekti.

Zgjedhja e kryetarit të ri nuk nënkupton “rinim” të PDK-së por vetëm një derë në të cilën PDK ose do mësojë nga gabimet e saja ose do vazhdojë këtë rrugë për të mos ekzistuar fare pas 8 vitesh. Sot, PDK nuk e di a është Vazhdimësi apo reformë, megjithatë e ardhmja e saj do të tregon se ky subjekt ose duhet të kthehet në zanafillën kur në rreshtin e parë ishin të vendosur intelektualet, çlirimtarët e patriotet ose të vazhdoj që ti mbajë në rresht shfrytëzuesit, keqbërësit e të pavlerët që e dëmtuan deri në shkatërrim këtë subjekt.

PDK ka nevojë për pastrim, dhe ky pastrim duhet të jetë i qartë së strukturat e partisë do flasin, do debatojnë, do kandidojnë, do rizgjedhin, do zgjedhën vetëm në organet e saja e jo nga takimet e kafiterive ku nje grup prej 5 personash mundohet të imponojë vullnetin e mijëra e mijëra aktivisteve. PDK pas zgjedhjeve te lidershipit të ri ose do shkoj në perëndim të saj dhe vetshkatrrim ose në rilindje, megjithatë nëse ajo dëshiron të rilindë duhet ta rilindë vullnetin dhe shpresën e aktivisteve të saj për reformim dhe riorganizim.

Krejt në fund, kryetarit të ri të PDK-së i urojmë suksese, strukturave të saj i urojmë suksese, megjithatë nuk mjafton vetëm urimi ynë por duhet edhe puna e tyre e vazhdueshme për rikthim e në rindërtim të shtetit ku tash e sa kohë po shkatërrohet përfundimisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë