Stomatologu nga Drenasi ftohet për të ligjeruar në Dubai

Stomatologu nga Drenasi, Sokol Krasniqi, ka qenë i ftuar për të ligjeruar në Dubai në një konferencë të rëndësishme.
Ai është ftuar nga AEEDC Dubai World Orthodotic Conference “Orthodontic Skills Enhacement”, transmeton DrenicaOnline.
Ligjerata e Krasniqit me titull: “Orthodontic Materials and Their Antimicrobial Ability for the Prevention of White Spot Lesions” (Materialet ortodontike dhe efekti antmikrobial i tyre në parandalimin e njollave të bardha), u vlerësua shumë mirë.
Më poshtë është statusi i plotë i Krasniqit, i postuar në prifilin e tij në Facebook:
Të nderuar, ftesa që më është bërë nga AEEDC Dubai World Orthodotic Conference “Orthodontic Skills Enhacement” 2021, në cilësinë e invited speaker, e cila është mbajtë nga data 28-29 qershor, vit i cili përkonte me 25 vjetorin e këtij eventi të madh botëror.
Kam kënaqesin dhe nderin t’u njoftoj se ligjerata ime me titull: “Orthodontic Materials and Their Antimicrobial Ability for the Prevention of White Spot Lesions” (Materialet ortodontike dhe efekti antmikrobial i tyre në parandalimin e njollave të bardha), u vlerësua shumë mirë. Pritje të mira si nga audienca e pranishme ne sallë dhe nga një audiencë e madhe në platformen online (platformë e avancuar që ishte risi për komunitetin ortodontik botëror në këtë event).
Befasi e imja ishte ligjerata e Dr. Manar, që e mbajti pikërisht para ligjeratës sime. Ajo trajtonte menaxhimin e disa problemeve jatrogjenike në praktiken ortodontike, e më theks të veçant për White Spote Lesions, si sfidë e vazhdueshme gjatë terapisë ortodontike fikse, me të cilen ortodontet sfidohen pas përfundimit të terapisë.
Më mirë të parandalosh se sa të menaxhosh problemin! Komiteti Shkencor i kësaj Konference kishte paraparë ligjëraten time si të radhës pas asaj të prof Manar. Hulumtimi i ynë lidhur me këtë strategji të viteve të fundit në Ortodonci. Parandalimi i kësaj problematike nga vetë materialet që përdoren për bondimin e elmenteve të terapisë fikse, përmes efektit antimikrobial të tyre, natyrisht ishte i pritshëm edhe diskutimi dhe interesimi në sesionin e pyetjeve. Ky interesim vazhdoj dhe pas ligjëratës, duke më ftuar menjëherë në një intervistë televizive nga kanali zyrtar i Organizatorit, INDEX Conference & Exibitions.
Kjo qasje që ne kemi trajtuar e që ishte hulumtim i disertacionit tim të Doktoraturës, realizuar ne bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Lubjanës; është e viteve të fundit ku shumica e studimeve të kesaj çështje (sikur dhe i yni), janë ende ne fazën laboratorike. Motivim i madh për mua si next step, për të kaluar në një projekt të hulumtimit në kushte in vivo tek pacientët.
Mbeteshi me shëndet, dhe nga unë keni pershendetjet më të ngrohta! Përjetesisht mirënjohes për te gjithë miqët e mi të shumtë dhe Familjen time të çmuar!