Banori nga Tërsteniku raporton në polici se dikush gjuajti me armë derisa ai po punonte në stallën e tij

Një person nga Tërsteniku i Drenasit ka raportuar në polici se derisa kishte qenë duke punuar në stallën e tij, nga distanca kishte dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe pretendon se disa predha të fishekëve kanë rënë në afërsi të stallës së tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 01 e 10 minuta, shkruan DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, por nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi që lidhej me rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Rasti vazhdon të hetohet.