Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, këto janë gjitha vendimet e marra

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 7 pika për rend dite, mirëpo kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka propozuar edhe 3 pika të tjera dhe anëtarët e Kuvendit kanë miratuar pikat për shqyrtimin e kësaj mbledhje të rregullt të Kuvendit.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e gjashtë të rregullt të këtij viti;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 31.05.2021 është miratuar me vota unanime.

Propozim vendim i pikës 17, të nenit 1 të vendimit nr 12-360-68569 i datës 29.11.2019 të Kuvendit Komunal është miratuar me shumicën e votave.

Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2022-2024 është votuar me shumicën e votave.

Propozim vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore është miratuar me vota unanime.

Propozim vendim për shfuqizimin e pikës 2.4 të nenit 2, të vendimit nr.12-360/02-9351, të datës 26.02.2021 të Kuvendit Komunal të Drenasi, i plotësuar, është votuar me shumicën e votave.

Para anëtarëve të Kuvendit është paraqitur si pikë e rendit të ditës edhe njoftimi lidhur me shkresën për koston e Kontratave Kolektive.

Propozim vendim për ndarjen e subvencioneve për 11 bursa të nxënësve të SHML “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, është miratuar me vota unanime.

Propozim vendim për shqyrtim publik të projekt-Hartës Zonale të Komunës së Drenasit (Gllogocit) 2021-2029 është miratuar me shumicë votash.

Propozim vendim për bartjen e mjeteve për shlyerjen e borxheve tatimore të NP “Kosova Trans” në Drenas (Gllogoc), është votuar me vota unanime.

Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës nr.12-030-13435, i datës 26.03.2021, për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, është votuar me shumicë votash.

Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje të ndryshme me interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe nga ana e anëtareve të Kuvendit të Komunës dhe janë bërë pyetje ekzekutivit dhe kanë marr përgjigje për secilën çështje të ngritur.

Me gjerësisht, mbledhjen e gjashtë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 29.06.2021 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe në kanalin YouTube ne këto linqe; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/

https://www.youtube.com/channel/UC2lxqLTPzkCRWGQWAgNpbUQ

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë