Këto janë profilet ku mund të regjistrohën nxënësit e klasave të 10-ta në Drenas

Sipas njoftimit të MASHT-it regjistrimi i nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2021/2022, afati i parë fillon më 28.06.2021 dhe zgjatë deri më 30.06.2021.
Kushtet e përgjithshme për regjistrim:
– Mund të konkurrojnë nxënësit, të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
– Nxënësit, të cilën e kanë përfunduar klasën e 9-të jashtë Kosovës, janë të obliguar ta bëjnë nostrifikimin e dëftesës në MASHT.
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
Fletëparaqitja (Merret në shkollë)
Dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët, klasa 6-9.
Certifikata e lindjes
Regjistrimi fillon nga ora 8:00
Në foto gjeni drejtimet në SHMF “Fehmi Lladrovci” në Drenas për këtë vit shkollor: