Lladrovci pret në takim Zv/Presidentin e Parlamentit Evropian, Wieland, bisedojnë për projektet dhe fushën e arsimit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin ekzekutiv priti në takim zvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland, z. Imer Lladrovcin, shef i Konsullatës në Stutttgart dhe z.Junik Tahiri, zv.kryetar i Shoqatës Gjermano-Kosovare.
Kryetari Lladrovci e falënderoi z.Wieland për vizitën dhe përkrahjen që po i jep komunës, duke theksuar se vendi ynë është i bekuar me miqësinë̈ e tij, si “Qytetar Nderi” i Drenasit. Ai gjithashtu para z.Wieland shpalosi projektet e realizuara dhe planet në vazhdim, duke përmendur edhe raportin e përformancës ku Komuna e Drenasit është vlerësuar me çmimin e parë për qeverisje të mirë dhe transparencë komunale.
Ndërsa, z.Wieland shprehu gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Drenasit, e në veçanti për projektet në fushën e arsimit të cilat do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.
Kryetari Lladrovci pranoi dhuratë nga Shoqata Gjermane Kosovare, ndërsa zv.kryetarin Junik Tahiri e vlerësoi me mirënjohje për kontributin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.