E rëndë: Gjendet i vdekur ish ushtari i UÇK-së në zonën e Drenicës

Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skënderajt.
Gazeta “Jepi zë” mëson se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.
Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin e quajtur Bekim Miftari, veteran i UÇK-së.
Gazetës i kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Drenicës.
Trupi është dërguar për obduksion dhe së shpejti do të konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes.
Ndryshe, familjarët kanë thënë se ai do të varroset në fshatin Çubrel.