Policia me pikë kontrolli në Damanek, ndalon veturën në të cilën gjeti TT-në me fishekë

Gjatë një pike kontrolli, policia ka ndaluar veturën “Mercedes” me targa vendore në Damanek të Drenasit, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollimit, brenda në veturë është gjetur dhe konfiskuar një armë TT, një karikator dhe 9 fishekë, transmeton DrenicaOnline.
Rasti ka ndodhur të premtën në ora 01 e 15.
Nuk raportohet për të arrestuar./DrenicaOnline/